Kultivonte kanabis, i riu shqiptar fshihet në koshin e mbeturinave por qeni i policisë i bëri gropën - Gazeta Express
string(99) "kultivonte-kanabis-i-riu-shqiptar-fshihet-ne-koshin-e-mbeturinave-por-qeni-i-policise-i-beri-gropen"

Kultivonte kanabis, i riu shqiptar fshihet në koshin e mbeturinave por qeni i policisë i bëri gropën

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2022 22:22

Shtetasi shqiptar A.Hysaj ia mbathi me vrap nëpër bahçet e fqinjëve, kur oficerët e policisë zbarkuan në banesën e tij në Mansfield Woodhouse, më 7 Shkurt të këtij viti.

Hysaj nuk kishte paguar faturën e energjisë elektrike dhe për këtë arsye policia kishte shkuar në banesën e tij. Kur arritën të futeshin në banesë, ata ndjenë kundërmimin e erës së kanabisit.

Lexo Edhe:

25-vjeçari shqiptar kujdesej për drogën, dhe kur policia i trokiti në derë ai u largua me vrap dhe gjeti vendin “perfekt” për t’u fshehur: Një kosh mbeturinash.

Ai ndoshta mund t’i kishte shpëtuar arrestimit, nëse nuk do kishte qenë për Yogin, qenin e policisë i cili e nuhati prezencën e tij në koshin e mbeturinave. Kur u arrestua, 25-vjeçari u tregua i kujdesshëm që të mohonte përgjegjësinë për drogën duke thënë: “Unë? Jo”.

Në dhomat e gjumit dhe garazhin e banesës u zbuluan më shumë se 150 bimë kanabisi. Droga kapte vlerën e rreth 130 mijë paundëve. Hysaj kishte hyrë ilegalisht në Britani nëpërmjet Spanjës. Fillimisht ai qëndroi në një prej qendrave të deportimit, pranë Gatwick, përpara se t‘i jepej një tjetër alternativë akomodimi.

Ai u shpall fajtor të mërkurën nga gjykata e Nottingham, e cila e dënoi me 8 muaj burg, ndërsa përballet edhe me deportimin drejt Shqipërisë.