“Kulmi i Neymar si lojtar ishte te Barcelona” - Gazeta Express
string(43) "kulmi-i-neymar-si-lojtar-ishte-te-barcelona"

“Kulmi i Neymar si lojtar ishte te Barcelona”

Gazeta Express

30/03/2020 19:59

Tite thotë se Neymar epokën më të mirë në karrierë e ka pasur sa ishte te Barcelona

Në vitin 2017 la Barcelonën për t’iu bashkuar Paris Saint Germain, një vendim i papritur për të cilin Neymar tashmë është penduar.

Lexo Edhe:

Ai është në vitin e tretë në Francën, në Ligue 1 dhe më shumë ka qenë temë e mediave për skandale, se sa për atë që dhuronte në fushë, ndryshe kur ishte në Barcelonë, ku e shfaqi më së miri talentin e tij pranë Messit dhe Suarezit.

Kështu mendon edhe Tite, trajneri i Brazilit.

Ai mendon se formën më të mirë në karrierë Neymar e ka pasur te katalunasit.

Neymari më i mirë: “Periudha më e mirë që Neymar ka njohur është në Barcelonë, kur ai vendosej në të majtë (në 4-3-3) dhe më pas përfundonte në qendër të sulmit. Kjo ndodhi edhe në kohën më të mirë te Brazili”.

Neymar ka bërë 186 paraqitje për Barcelonën, ka shënuar 105 gola. /Gazeta Express/