“Kulmi i 15 viteve përgatitje”, Gjenerali amerikan jep detaje për sulmin në Iran: Të gjitha armët goditën objektivat në Fordo - Gazeta Express
string(121) "kulmi-i-15-viteve-pergatitje-gjenerali-amerikan-jep-detaje-per-sulmin-ne-iran-te-gjitha-armet-goditen-objektivat-ne-fordo"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 15:19

“Kulmi i 15 viteve përgatitje”, Gjenerali amerikan jep detaje për sulmin në Iran: Të gjitha armët goditën objektivat në Fordo

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 15:19

Kreu i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë amerikane, Gjeneral Dan Caine, teksa ka dhënë detaje për sulmin amerikan ndaj objekteve bërthamore të Iranit, e ka përshkruar sulmin si “kulmi” i 15 viteve përgatitje nga ushtria amerikane.

Sipas tij, armët e përdorura në këtë operacion ishin “projektuar, planifikuar dhe shpërndarë” me qëllim të qartë: të arrinin suksesin në shkatërrimin e objektivit më të ndjeshëm bërthamor të Iranit – objektit nëntokësor në Fordo, raporton BBC, transmeton Express.

Caine ka shtuar se operacioni ishte përqendruar në dy boshtet e ventilimit të objektit, të cilat Irani ishte përpjekur t’i mbronte me kapakë betoni për të shmangur goditjen nga ajri.

“Kapakët prej betoni u shkatërruan me goditjen e parë, duke lejuar që pesë bomba të tjera të futeshin në secilin bosht dhe të depërtonin në kompleksin kryesor, ku shpërthyen në hapësirën e misionit”, ka thënë Caine.

Ai poashtu ka shtuar se “të gjitha armët e përdorura nga SHBA në sulmin ndaj objektit bërthamor iranian në Fordo arritën dhe shpërthyen në targetet e paracaktuara,” ndërsa e ka përshkruar shpërthimin bazuar nga fjalët e pilotëve që kanë ndjekur misionin si “shpërthimin më të ndritshëm që kanë parë ndonjëherë, aq i fuqishëm sa dukej si drita e ditës”.

Caine poashtu ka shfaqur një video të njërës prej armëve në veprim, si provë e efikasitetit të sulmit.