Kullashi ndalet në rrethin e dytë në Evropianin U-23 - Gazeta Express
string(52) "kullashi-ndalet-ne-rrethin-e-dyte-ne-evropianin-u-23"

Kullashi ndalet në rrethin e dytë në Evropianin U-23

Gazeta Express

10/11/2020 16:28

Arbër Kullashi është ndalur në xhiron e dytë në Kampionatin Evropian U-23 të xhudos, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Garuesi kosovar e fitoi duelin e parë kundër polakut Rdzmal.

Mirëpo, ai u ndal në rrethin e dytë pasi u dorëzua përballë garuesit spanjoll, Nieto Trinidad.

Kosova megjithatë doli mirë nga ky eveniment, i cili u mbajt në Poreç të Kroacisë.

Laura Fazliu e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë 63 kilogramë, ndërsa ditë më parë e kishte fituar të argjendtën në Evropianin U-21. /Gazeta Express/