Kukulla si pjesë teatrale e politike, lodër dhe kujtim i artistit - Gazeta Express
string(64) "kukulla-si-pjese-teatrale-e-politike-loder-dhe-kujtim-i-artistit"

Arte

Donjeta Abazi

11/08/2022 17:11

Kukulla si pjesë teatrale e politike, lodër dhe kujtim i artistit

Arte

Donjeta Abazi

11/08/2022 17:11

Rreth veprës artistike “I’m meeting a hybrid of past and now, 2020”, të Dardan Zhegrovës: Politika është lodër, teatri është hapësirë ku luhen shfaqjet e politika e lodra janë dy gjëra që nuk ndërrojnë në kuptim të thellë, bile shkojnë shumë ngjitur njëra tjetrës

Lexo Edhe:

Kukullat janë një formë e lashtë e rrëfimtarisë që kanë udhëtuar përgjatë rrugëve të ndryshme nga Azia në Evropë. Shumë tradita kanë evoluar gjatë kalimit të tyre nga një kulturë në tjetrën.

Ndërsa njerëzit zakonisht e lidhin këtë formë të teatrit me argëtimin e fëmijëve, kukullat kanë luajtur rol të rëndësishëm në teatrin politik dhe të protestave.

Dardan Zhegrova mbështetet në historinë e pasur me kukullat e tij të mëdha me dy fytyra. Secila e pajisur me shufra, këto surrogate të palëvizura janë menduar që të ndërveprohet me ta, t’u jepet një zë dhe një personalitet, të lëvizin në këtë dhe atë mënyrë. Magjepsja e artistit për totemet e kukullat, dhe mënyrat shoqëruese të rrëfimtarisë, u zgjua së pari në Teatrin Dodona, teatri i famshëm i kukullave në Prishtinë. Si shumë fëmijë dhe të rritur, ai kaloi goxha kohë atje në vitet 1990. Gjatë asaj periudhe, kur regjimi serb mbylli dyert e shkollave dhe universiteteve për shqiptarët e Kosovës, teatri shërbeu si një vend zëvendësues i mësimit dhe i tubimit- dhe një vend i rëndësishëm i rezistencës.

Kukullat e Dardanit

Artisti Zhegrova i ka vendosur tri kukulla në hapësirat e katit të parë të Galerisë Kombëtare. Secila kukull ka një qëndrim ndryshe, secila prej tyre flet pa qenë e nevojshme të flitet, secila prej tyre e tregon hapësirën e nevojshme mes tyre, hapësirën mes lojës e politikës, mes mitit e të vërtetës.

Qëndrimi i kukullës së parë është vertikal, i zakonshëm, me duart që mbahen në varëse dhe një shikim paksa përbuzës. Nostalgjia e artistit, i cili fëmijërinë e ka kaluar në Teatrin e kukullave në Dodonë, vërehet edhe në ngjyrat e punimeve të tij, e kaltra dhe e kuqja, tamam si në vitet e 90-ta kur cirku identifikohej me ngjyra të tilla.

Kukulla e dytë qëndron e ulur, gati e shtrirë; me mënyrën e paraqitjes e të veshjes dhe të vendosjes së fytyrës anon tek gjinia femërore. Për t’i lënë hapësirë kukullës së tretë e cila ka pozitën një formë përuljeje në një gju.

Të tri këto vepra të Zhegroves paraqesin një anë të përzier të vetë artistit, por edhe artit në përgjithësi. Ndërlidhja mes nostalgjisë për fëmijërinë, arsyes së përdorimit të kukullave (botërisht njihen si lodra për fëmijë) dhe politikave të teatrit, kalon përtej interpretimit të njëanshëm dhe domosdo i nevojitet një shikim i dytë, një perceptim i dytë dhe një përmbledhje e tretë.

Çka për kukullat?

Kukulla është, në thelb, një hibrid i artit pamor dhe atij skenik; hibrid në ndërtimin dhe konceptimin e tij: i gjallë dhe jo i gjallë; antropomorfe, por jo njerëzore; botëve, kulturave dhe identiteteve të ndërlidhura. 

Format e kukullave lindën dhe u ngjizën nga narrativat kulturore dhe politika. Format popullore të kukullave kanë qenë të pranishme në pjesën më të madhe të nacionalizmave emergjentë dhe të vendosur; kukulla ka qenë aq shpesh një zëdhënës për politikën dhe identitetin sa nuk është për t’u habitur që ka diçka për të thënë për postkolonializmin.

Kompanitë bashkëkohore të kukullave, që përdorin forma gjigante, kanë përdorur në masë dërrmuese traditën hibride për të krijuar spektakle që priren drejt politikës, multikulturores dhe satirës. Shfaqjet dramatike dhe të fuqishme nga kompania e jashtëzakonshme e teatrit të rrugës Welfare State International u tërhoqën gjerësisht në traditat gjigante të kukullave dhe procesioneve, imazhe të nxjerra shpesh nga ndikimet e Karaibeve ose Afrikës. Është e vështirë të nënvlerësohet rëndësia e Welfare State International për kukullistët dhe krijuesit e teatrit britanik.

Trekëndëshi heterogjen

Kukulla si pjesë teatrale e politike, lodër e zakonshme dhe kujtim i artistit nga fëmijëria, janë këto tri elemente që nuk mund të shmangen e nuk mund të mbeten pa tërhequr një paralele mes tyre.

Nëse kukullat si forma janë përdorur si pjesë teatrale për t’i dhënë mesazh publikut për t’u revoltuar politikisht dhe në një formë kanë pasur një ndikim kaq të rëndësishëm dikur në shoqëritë e dikurshme atëherë, si bëhet kalimi nga revolta e politika në lodër.

Në një shpjegim qesharak do të guxohej të thuhej kështu: politika është lodër, teatri është hapësirë ku luhen shfaqjet e politika e lodra janë dy gjëra që nuk ndërrojnë në kuptim të thellë, bile shkojnë shumë ngjitur njëra tjetrës.

Ama fëmijëria e artistit, e tërheq paralelen shumë thjesht, vendi ku Zhegrova ka kaluar pjesën më të madhe të fëmijërisë në Prishtinë njihet si Teatri i Kukullave (Dodona) dhe pjesa artistike e tij e ekspozuar në Galerinë Kombëtare është mishërim mes krijimtarisë e të kaluarës. Imagjinata e lidhur veç ka zënë vend sikur ka qenë gjithmonë aty. E vërteta e veprës në fakt ka një burim që jo gjithmonë ka të bëjë me ndodhinë e momentit, ose të një kohe të caktuar; ajo që krijon diçka, që vë në pah dhe e ngre më lart një vepër është një periudhë e tërë e jetës, që në këtë rast është fëmijëria.

Mes shumëkuptimësive dhe të thjeshtës

Të thjeshta janë ngjyrat e përdorura, materiali dhe e frymëzimit që e kanë sjellë deri aty. Ajo që e bën veprën të ndërlikuar është forma e mesazhit që e përcjell, historia e vërtetë (pak e njohur e kukullave) dhe vendosja e tyre në hapësirën e Galerisë. Asnjëra prej tyre nuk qëndron njësoj, pamja e tyre është gjithmonë neutrale , indiferente, hiç e gëzueshme ama më i rëndësishëm është fakti së sekretin më të thellë të veprës e njeh veç artisti.

Interpretimi i kukullave të Edon Zhegrovës, do të ishte i rezervuar nëse nuk dihet historia e vërtetë e tyre dhe nëse nuk do të dihej historia e artistit në moshën e hershme të fëmijërisë, ama me gjithë detajet që e pasojnë kalojnë nga interpretimi i thjeshtë në dëshirë për të kuptuar më shumë. Hapësira e Galerisë ka një vend të veçantë për kukullat e Edonit dhe bashkë me interpretimet ndjesi që shijohen pakëz më ndryshe.

/Gazeta Express