“Rrokadë partiake” duke ironizuar, i ka quajtur gazetari e komentatori politik, Valon Syla, zhvillimet e fundit politike në vend në prag të zgjedhjes së Presidentit.
Kështu iu referua ai situatës me takimet politike mes opozitës e pushtetit në vend dje e sot, ku kryeministri Albin Kurti dje u takua me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, e sot në Kuvend me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Kuku sa rokada partiake për 2 ditë. Krejt kundër Albinit ne zgjedhje dhe krejt konstruktivë ndaj Albinit pas zgjedhjeve. Me gjase kur kthehen prej Hage Hasha e Kadria kane me pasë punë serioze me të gjithë”, shkroi Syla.