Në Qarkun Kukës procesi i votimit ka nisur normalisht në 139 qendra votimit.
Situata deri më tani paraqitet e qetë sa i takon procesit zgjedhor, përveç problemeve me pajisjen e identifikimit biometrik për shkak të ndërprerjeve të shkurtra të energjisë elektrike.
Janë 139 qendra votimi për të gjithë qarkun, Has, Kukës dhe Tropojë. Ditën e Shtunë, edhe pse heshtje zgjedhore në këtë qytet ka pasur lëvizje të simpatizantëve të forcave politike.
Mësohet se ka pasur mobilizim të forcave policore dhe nuk është shënuar asnjë problem. Pritet që kandidatët për bashkinë e Kukësit të votojnë në vijim.
/Gazeta Express