Tre persona kanë rënë rënë në prangat e policisë pasi këta të fundit gjetën një sasi kanabisi në makinën që po lëviznin.
Ndërkohë në gjendjë të lirë do të hetohet edhe një 28-vjeçarLënda narkotike e ndarë në 14 doza me qëllim shitjen u sekuestrua si provë materiale.
Njoftimi i policisë:Nga kontrollet e vazhdueshme që ushtrohen për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë goditur dy raste në fushën e narkotikëve.Në qytet, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin D. D., dhe pasagjerë shtetasit G. Sh. dhe V. E. Gjatë kontrollit fizik të tyre, iu gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 14 doza, me qëllim shitjen.Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit D. D., 20 vjeç, G. Sh., 18 vjeç, dhe V. E., 27 vjeç, banues në Shëmri dhe Kukës.Po nga këta specialistë, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. R., 28 vjeç, banues në Kukës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.