Në Kukës forcat e policisë finalizuan operacionin “Episodi”, duke arrestuar 47-vjeçarin Frank Dida i cili tentoi të vriste me armë zjarri një person gjatë një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr. 5 më 5 shtator. Nga të shtënat nuk pati të lënduar.
Gjithashtu, në pranga për “moskallëzim krimi” ra edhe nipi i tij, 23-vjeçari S. J., i cili ishte i pranishëm gjatë ngjarjes.
Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Kukësit për veprime të mëtejshme.