Kuka zbulon planin për stërvitje gjatë pandemisë - Gazeta Express
string(48) "kuka-zbulon-planin-per-stervitje-gjate-pandemise"

Gazeta Express

04/05/2020 19:38

Kuka zbulon planin për stërvitje gjatë pandemisë

Gazeta Express

04/05/2020 19:38

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka konfirmuar se Federata e Xhudos së Kosovës është duke përpunuar një plan interesant.

Federata e xhudos drejtohet nga vëllai i Dritonit, Agron Kuka.

Lexo Edhe:

Andaj, Driton Kuka ka bërë me dije se Federata po përpunon një plan t’i ndihmojë xhudistëve në stërvitje gjatë kësaj periudhe pandemie.

Postimi i Kukes ne FB:

Evidentimi i mundësive për stërvitje gjatë pandemisë …
Federata e xhudos gjatë periudhës 04-18 Maj do përpunoj një plan i cili në vija të trasha do duket kështu :
18 Maj – 02 Qershor
– Lejimi i stërvitjeve në ambient të hapur
– Numri i garuesve të jetë deri 10 persona
– Stërvitjet të jenë me vetëm një trener
– Grupi të jetë fiks me emra të përveçëm
– Stërvitjet të jenë pa kontakt dhe me distancë që i përmbush kriteret e distancimit social
Prej 02 Qershor e më tutje
Lejimi i stërvitjeve edhe në palestra
– Numri i garuesve të jetë deri në 10 persona
– Të fillohet stërvitja me një partner fillimisht
– Grupi të jetë me emra të përveçëm nga stërvitjet e filluara me 18 Maj në ambient të hapur
Pas këtyre masave deri në një afat tjetër e duke përcjellur gjendjen të avancohet me lehtësime tjera!
Palestra të ketë gjysëm ore pauzë në mes grupeve që të merren masa dezinfektuese
Kjo formë do ringjallte klubet sepse pauza shumë e gjatë mund të reflektoj negativisht deri edhe në humbjen e garuesve por edhe mbyllje të klubeve!
Të avancojmë përpara me strategji për dalje nga situata e krijuar!