Distria Krasniqi e fitoi sot medaljen e argjendtë në Mastersin e xhudos, që po mbahet në Budapest.
Kampionia jonë olimpike u ndal në finale nga francezja, Amandine Buchard, në kategorinë deri në 52 kilogramë, shkruan Gazeta Express.
Distria Krasniqi fitoi edhe 1260 pikë olimpike “Paris 2024”.
Mastersi është gara ku marrin pjesë vetëm 36 më të mirët në kategori dhe që sjell më së shumti pikë olimpike pas Lojërave Olimpike dhe Kampionatit Botëror.
Pas këtij suksesi të Distria Krasniqit, ka reaguar edhe trajneri i xhudos, Driton Kuka.
Mes tjerash, ai vlerëson se Kosova ka nevojë për rezultate të tilla, pasi ndihmon në imazh të shtetit dhe kombit shqiptar.
Postimi i plotë nga Kuka (pa ndërhyrje):
“World Judo Masters
Distria e argjendtë
Kategoria 52 kg
Disi ishte shkëlqyeshme deri në finale kundër Francezes Buchard Amandine
Një finale e bukur me plot xhudo të nivelit të lartë dhe në fund francezja ju revanshua Disit për humbjen në Grand Slam të Parisit.
Gara më e fortë sivjet pas Botërorit.
Fitore shënoj kundër Belges,Gjermanes e në gjysëmfinale kundër Hungarezes Reka Pup.
1260 Pikë Olimpike për Disin
Nora Gjakova sot fitoj luftën e parë e humbi me Gneton dhe nuk ishte në formë të mirë.
Neser garon Laura dhe Akili
Medalje me peshë të madhe,kur po mungojnë medaljet me vlerë në Kosovë edhe ngjarjet që janë më shumë hobi po marrin vëmendje!
Kosova ka nevoj për rezultate me vlerë,për imazhin e shtetit dhe kombit Shqiptar!”. /Gazeta Express/
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...