Kuka: Jemi para shteteve që investojnë me qindra miliona euro - Gazeta Express

Sporte tjera

Gazeta Express

30/07/2021 16:16

Kuka: Jemi para shteteve që investojnë me qindra miliona euro

Sporte tjera

Gazeta Express

30/07/2021 16:16

Dy medalje të arta dhe një vend i shtatë ishte bilanci i xhudos kosovare në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medaljet e arta në kategoritë 48, respektivisht 57 kilogramë duke shënuar sukses historik për Kosovën. Akil Gjakova u rendit i shtati, kurse Majlinda e Loriana u mposhtën në raundet e para.

Lexo Edhe:

Pas këtij suksesi, trajneri i xhudos, Driton Kuka tha se ende nuk po i besohet për këtë sukses.

“2 të Arta e një vend i 7 për shtetin me më pak se 2 milionë banorë. Dhe kjo sështë e tëra! Çfarë e arriture në radhitjen e shteteve me medalje të arta në sportin ku shtetet investojnë me dhjetra e qindra miliona Euro! Kosova vetëm pas Japonisë e para Frances,Rusisë … e para 200 e më shumë shteteve dhe e gjithë kjo në Lojëra Olimpike” – tha ndër tjera Kuka në profilin e tij në Facebook.