Kuka dhe Gjakova do të përfaqësojnë Kosovën në Grand Prix - Gazeta Express
string(57) "kuka-dhe-gjakova-do-te-perfaqesojne-kosoven-ne-grand-prix"

Kuka dhe Gjakova do të përfaqësojnë Kosovën në Grand Prix

Sport

Gazeta Express

02/06/2023 16:18

Ekipi i Kosovës në xhudo do të paraqitet me dy garues në Grand Prix, që do të zhvillohet në Dushanbe të Taxhikistanit.

Atje do të marrin pjesë 5 kontinente, 40 shtete, 315 garues, 175 meshkuj e 140 femra, ka bërë të ditur FXhK.

Lexo Edhe:

Në këtë Grand Prix nga xhudistët kosovarë do të ndeshen Loriana Kuka (në kategorinë deri në 70 kilogramë) dhe Akil Gjakova (në kategorinë deri në 73 kilogramë).

Kuka dhe Gjakova do të nisin garat të shtunën. /Gazeta Express/