Kujtohet përkthyesi i nobelistëve, Afrim Koci, në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta - Gazeta Express
string(80) "kujtohet-perkthyesi-i-nobelisteve-afrim-koci-ne-pese-vjetorin-e-ndarjes-nga-jeta"

Kujtohet përkthyesi i nobelistëve, Afrim Koci, në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta

Arte

Gazeta Express

30/09/2022 14:25

Në muajin e përkthimit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, kujtoi përkthyesin Afrim Koçi, në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta.

Ai ka sjellë në gjuhë shqipe kryeveprat e letërsisë dhe filozofisë gjermane, si  Mali magjik i Thomas Mann, Iluminacionetë Walter Benjamin, “Abrahami nuk ka faj” të Ephraim Kishon; “Anestezi Lokale”; “Legjenda e pianistit: një monolog” i shkrimtarit italian Alessandro Baricco, “Epshi” i nobelistes Elfriede Jelinek etj. Afrim Koçi e ka nisur karrierën e përkthimit në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” në vitet ’60.

Lexo Edhe:

Për herë të parë, Koçi solli në gjuhën shqipe veprat monumentale të Eqerem Vlorës, “Kujtime”. Një vëmendjen te veçantë përkthyesi Koçi i ka kushtuar edhe përkthimit të letërsisë për fëmijë.

Për përkthimin e Malit Magjik, ai është nderuar me Çmimin Kombëtar të Letërsisë “Fan Noli” si dhe personalitet i Tiranës për vitin 2007. Ai është fitues i çmimit kombëtar të përkthimit të Austrisë dhe është nderuar me çmime edhe nga Zvicra, Rusia etj. U nda nga jeta më 26 shtator 2017./Gazeta Tema