Në Çabiq të Klinës sot është bërë hapja e edicionit të 23-të të festivalit folklorik “I këndojmë lirisë”.
Në hapjen zyrtare mori pjesë kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Elezaj, në një postim në Facebook, ka bërë të ditur festivali u hap me këngë që u kushtuanheronjve të kombit Mujë e Ali Krasniqit, dëshmorëve dhe të rënëve për liri.
“Festën që e nisëm këtu do ta vijojmë për tri netë me radhë në Klinë, me kujtime dhe nderime të përhershme për luftën e UÇK-së”.
“Njëjtë sikur Muja që i këndonte heronjve e luftërave, rapsodët me këngë, me çifteli, me sharki do ta kujtojnë Mujën, Alinë, dëshmorët e heronjtë e kombit, luftën e lavdishme të UÇK-së”, ka thënë Elezaj.
aaaaa