Kujtohen Dëshmorët e Atdheut, homazhe në Tiranë dhe në rrethe - Gazeta Express
string(60) "kujtohen-deshmoret-e-atdheut-homazhe-ne-tirane-dhe-ne-rrethe"

Shqiperi

Gazeta Express

05/05/2025 15:22

Kujtohen Dëshmorët e Atdheut, homazhe në Tiranë dhe në rrethe

Shqiperi

Gazeta Express

05/05/2025 15:22

Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, në mbarë vendin u zhvilluan homazhe për të nderuar ata që dhanë jetën për lirinë. Presidenti Bajram Begaj, së bashku me kryetaren e Kuvendit dhe ministra të kabinetit, vendosi një kurorë me lule në Monumentin “Nënë Shqipëri” në Tiranë.

Ceremoni përkujtimore u organizuan edhe në Durrës, Elbasan, Korçë e qytete të tjera, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve lokalë, deputetëve, veteranëve, nxënësve dhe familjarëve të dëshmorëve. Kjo ditë u kujtua si simbol i sakrificës për lirinë e vendit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement