Kujtimet traumatike, mbesin në tru si një hije - Gazeta Express
string(45) "kujtimet-traumatike-mbesin-ne-tru-si-nje-hije"

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

11/03/2022 14:02

Kujtimet traumatike, mbesin në tru si një hije

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

11/03/2022 14:02

Pse ngujohen në kujtesë disa kujtime jo të mira, të dhimbshme, që as me kohën nuk harrohen?

Nga Brikena Krasniqi-Hoti

Studimet tregojnë që kujtimet traumatike, të dhimbshme, të papërballueshme, fshihen në tru si një hije. Në fillim, duket sikur këto kujtime që janë skajuar në trurin tonë e që nuk mund të arrihen me vetëdije, dhe duket sikur janë harruar, mund ta mbrojnë individin përkohësisht nga dhimbja emocionale e kujtimit të ngjarjes. Derisa, diçka më vonë në jetë, të shkaktojë kujtimin e asaj ngjarje dhe na duket siurse po e rijetojmë njëjtë, atë që ka ndodhur vite më parë.

Kujtimet traumatike formohen pas një përvoje që shkakton nivele të larta të zgjimit emocional dhe aktivizimin e hormoneve të stresit. Këto kujtime bëhen kujtime të konsoliduara, të qëndrueshme vetëm disa orë pas përvojës fillestare, kur një përson përjeton ose është dëshmitar për një ngjarje që përfshin frikë të skajshme, tmerr, apo kërcënimin për jëtën e vet ose të tjerëve rreth tij.

Shumica e njerëzve që përjetojnë ngjarje traumatike mund të kenë vështirësi të përkohshme për t’u përshtatur dhe përballuar. Një pjesë e tyre zhvillojnë një çrregullim të quajtuar Çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) dhe është një gjendje e shëndetit mendor që shkaktohet nga një ngjarje e tmerrshme – ose duke e përjetuar atë ose duke qenë dëshmitarë.

Simptomat mund të përfshijnë kujtime intrusive (të dhunshme, të pavullnetsme) të rënda, që rikthehen në mënyrë të pakontrolluar si dhe ankth intensiv. Simptomat e çrregullimit të stresit post-traumatik mund të fillojnë brenda një muaji nga një ngjarje traumatike, por ndonjëherë simptomat mund të mos shfaqen deri në disa vite pas ngjarjes.

Ngjarja më e zakonshme që qonë në zhvillimin e PTSD është ekspozimi ndaj luftës, abuzimi fizik dhe seksual, aksidentet e renda, fatkeqësitë natyrorë, humbja e papritur e njerëzve të dashur, etj.

Shpesh ndodhë që e kujtojmë ndjesinë, por nuk na kujtohet saktësisht cfarë ka ndodhur? Pse ndodh kështu?

Kur një person përjeton një ngjarje traumatike, adrenalina vërshon nëpër trup dhe kujtesa ngulitet në atë pjesë të trurit që është përgjegjës për emocionet dhe kujtesën. Kështu që, kujtesa e traumës nuk ruhet si një histori, por më shumë si ndjesi, pra nga mënyra se si pesë shqisat tona po e përjetonin traumën në kohën kur ajo po ndodhte. Kujtimet ruhen përmes fragmenteve të imazheve vizuale, erërave, tingujve, shijeve ose prekjes dhe këto përbëjnë ndjesinë tonë të cilën e kujtjomë shumë më lehtë se sa ngjarjen.

Pas mbijetesës së një ngjarjeje traumatike, shumë njerëz kanë simptoma, të tilla si pamundësia për të ndaluar së menduari për atë që ka ndodhur, frika e skajshme, ankthi, zemërimi, depresioni, ndjenja e fajit – të gjitha janë reagime të zakonshme ndaj traumës.

Si mund të trajtohen disa trauma që i ke nga fëmijëria?

Trajtimi professional, në rast kur çdo perpjekje e bërë vet nuk ka mjaftuar, nënkupton kërkimin e ndihmës tëk një profesionist i shëndetit mendor për psikoterapi

Psikoterapia është e rëndësishme që t’ju ndihmojë të parandaloni që të ktheheni në metoda jo të shëndetshme të përballimit, të tilla si keqpërdorimi i alkoolit ose drogës apo mendimeve apo veprime per të lenduar veten.

Mos lejo që e kaluara të ketë pushtet mbi të tashmen dhe të ardhmen tënde.