string(78) "kujtimet-e-se-nesermes-ekspozita-kolektive-e-artisteve-vizual-hapet-sot-ne-gkk"

Arte

Gazeta Express

08/12/2023 15:38

Kujtimet e së nesërmes ekspozita kolektive e artistëve vizual hapet sot në GKK

Arte

Gazeta Express

08/12/2023 15:38

Sot hapet ekspozita kolektive ‘Kujtimet e së nesërmes’ me fillim nga ora 18:00, në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Galeria Kombëtare e Kosovës prezanton ekspozitën kolektive të Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës e titulluar “Kujtimet e së Nesërmes”, e kuruar nga James Walmsley. 

Kjo ekspozitë trajton tranzicionin nga lufta dhe konflikti në Kosovë drejt një shoqërie më të qëndrueshme, më optimiste dhe më të sigurt. Artistët pjesëmarrës trajtojnë tema të thella si humbja, rrënimi dhe rilindja, si dhe bukuria dhe cenueshmëria e botës natyrore, së bashku me ndikimin e teknologjive të reja në strukturën tonë delikate shoqërore.

/Express