string(86) "kujtim-gjuzi-eshte-me-simpatiku-po-vec-mustaqe-ka-rama-ironizon-koalicionin-e-opozites"

Shqiperi

Gazeta Express

12/03/2025 11:12

“Kujtim Gjuzi është më simpatiku, po veç mustaqe ka”, Rama ironizon koalicionin e opozitës

Shqiperi

Gazeta Express

12/03/2025 11:12

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me asamblenë socialiste në Kavajë, ku foli edhe për koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Ai nuk kurseu ironitë kur tha se Kujtim Gjuzi është më simpatiku.

Nuk do kemi më radhë që të na kontrollojmë pasaportën kur hymë në vendet e tjera. Do hymë njësoj me francezët, gjermanët dhe italianët, njësoj të barabartë. Si mund të lihet kjo me tifozllëk, jam me këtë jam me Kujtim Gjuzin. Kujtimi është më simpatiku, por përveç mustaqeve s’ka asgjë tjetër. Ata të tjerët s’kanë as mustaqe. Në Kavajë bëmë një rezultat të jashtëzakonshëm, për hir të vërtetës e ndryshuam se s’kishte asgjë tjetër përveç pluhurit dhe farave të kungullit. Unë kur kam ardhur për herë të parë në Kavajë nuk bënim dot takimin se nuk na linin në kinema. Këtu ndodhtë që një kuti mos merrje votat as anëtarët e komisionit se presioni ishte i madh. Pensionistët nuk i linin të votonin. E shoh si ëndërr që PS e Kavajës ka gra sa burra, ama duhet të nxjerrim rezultatet”, tha Rama.

Por përpos faktit që vendi ynë s’duhet të humbasë më kohë me negociatat, tha se ka një “merak” tjetër që lidhet me 11 Majin.

“Se ngaqë më kanë dëgjuar mua që thoja Noc Rrokun, më vënë ca profile fallco dhe më thonë Noc Rrokun do marrësh. Ne t’u prezantojmë atyre një Noc Rrok madhështor, duhet të më ndihmoni që ta realizojmë këtë. Një Noc Rrok aq madhështor, sa të thonë ca i bëmë vetes që zgjuam Noc Rrokun!”, përfundoi ai.

aaaaa