Kandidatja e PSD’së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini thotë se çështja e banimit në kryeqytet për çiftet e reja që vendosin të jetojnë aty është shumë i vështirë, pasi sipas saj, çmimet e qirasë dhe blerjes së banesave e bëjnë Prishtinën si qytet të paarritshëm.
“Me cmimet e qirasë dhe blerjes është qytet i paarritshëm. Banesat që janë ndërtuar janë blerë si investim më shumë se sa për me jetu në to.
Nëse banorët e Prishtinës, apo çiftet e reja nuk mujnë me zgjedh çështjen e banimit, atëherë këtu e kemi një problem, e kemi 1/3 e krejt banesave që janë plotësisht të zbrazëta, njerëz që kanë nevojë për banim por që cmimet janë të paarritshme”, tha Shahini.
Tutje, ajo në emisionin Pressing në T7 tha se anipse ka pasur kosto të rritjes së ndërtimit, prapë se prapë, përfitimi i kompanive ndërtimore është dyfishuar.
“Është vërtet që ka pasur kosto të rritje të ndërtimit, por fitimi i kompanive ndërtimore është dyfishu. Problem është edhe nga aspekti urbanistik, edhe sa i përket zgjidhjes së çështjes së banimit”, tha ajo.