string(117) "kujdes-mpb-ka-konstatuar-rritje-te-sulmeve-permes-postave-elektronike-ku-keqperdoren-emrat-e-disa-kompanive-te-vendit"

Maqedoni

Gazeta Express

13/05/2025 14:39

Kujdes/ MPB ka konstatuar rritje të sulmeve përmes postave elektronike ku keqpërdoren emrat e disa kompanive të vendit

Maqedoni

Gazeta Express

13/05/2025 14:39

Sektori për krim kompjuterik pranë Byrosë për Siguri Publike të MPB-së, ka konstatuar rritje të sulmeve përmes postave elektronike ku keqpërdoren emrat e disa kompanive të vendit, me qëllim përfitimin e të dhënave personale.

Këto mesazhe rrejshëm thonë se keni shkelur të drejtat autoriale dhe përmbajnë linqe të rrejshme për dokumentacionin e nevojshëm.

Mirëpo nga MPB njoftojnë se mesazhi nuk dërgohet nga kompania e përmendur në mesazh andaj bëjnë thirrje deri te qytetarët që të mos klikojnë në linqet apo të mos përgjigjen te mesazhi, të mos ndajnë informacione personale dhe menjëherë ta fshijnë atë.

Nëse keni marrë një mesazh të tillë apo jeni viktimë e një mashtrimi të tillë, menjëherë denonconi rastin në stacionin më të afërt policor, apelojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.