Kujdes, konsumimi i piperit të zi e rrit tensionin e gjakut - Gazeta Express

Kujdes, konsumimi i piperit të zi e rrit tensionin e gjakut

Shneta

Gazeta Express

09/06/2020 12:54

Tensioni i lartë i gjakut është një problem mjaft serioz për shëndetin.

Ekspertët thonë se një e treta e popullsisë globale vuan nga tensioni i lartë i gjakut, i cili është i trajtueshëm jo vetëm nëpërmjet medikamenteve por edhe ndryshimeve në stilin e jetesës.

Kur tensioni i lartë i gjakut bëhet problem kronik, ai mund të jetë një faktor rreziku për shumë sëmundje të tjera shoqëruese.

Si ndikon konsumimi i piperit të zi për tensionin e gjakut?

Disa ushqime dhe pije të caktuara luajnë një rol thelbësor në uljen e tensionit ë lartë të gjakut në mënyrë natyrale..

Sipas “Revistës Cardiovaskular Pharmacology”, piperi i zi përmban një përbërës që njihet si piperina e cila ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të lartë të gjakut.

Veç tensionit, piperi i zi ndihmon duke përmirësuar tretjen, e cila në vetvete luan rol në metabolizëm por edhe për rënien nga pesha.

Piperi i zi është i pasur me kalium, qe ndihmon në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe në ekuilibrat e duhura të tensionit të gjakut.

Sidoqoftë, njerëzit që vuajnë nga hipertensioni duhet të tregohen të kujdesshëm me dozat e piperit sepse në sasi të mëdha, ai jo vetëm irriton stomakun por edhe nxit ndjesinë e djegies.

Njerëzit që marrin medikamente për uljen e tensionit të gjakut duhet të konsultohen me mjekun përpara se të rrisin konsumin e piperit sepse kombinimi i të dyjave mund të pasohet me një ndikim shumë të fortë në uljen e tensionit të gjakut./Gazeta Express