Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini, ka dhënë një përshkrim tronditës të gjendjes humanitare në Rripin e Gazës, duke thënë se situata është në kolaps të plotë.
“Njerëzit në Gaza nuk janë as të gjallë, as të vdekur – janë kufoma që ecin”, ka shkruar Lazzarini në X, duke citur një nga punonjësit e agjencisë atje.
Tutje ai ka theksuar se kriza po prek të gjithë, përfshirë edhe punonjësit humanitarë që përpiqen të shpëtojnë jetë.
Lazzarini ka paralajmëruar se kur ata që kujdesen për të tjerët nuk kanë as vetë për të ngrënë, e gjithë struktura humanitare është në rrezik kolapsi.
Ndërsa, në një postim tjetër, ai tha se një në pesë fëmijë në qytetin e Gazës është aktualisht i kequshqyer. Sipas tij, shumica e fëmijëve që shihen nga ekipet e UNRËA-s janë “të dobët, të rraskapitur dhe me rrezik të lartë për të vdekur nëse nuk marrin trajtim urgjent”.
Shefi i UNRWA-s gjithashtu njoftoi se agjencia ka gati ndihma që mund të mbushin rreth 6,000 kamionë në Jordani dhe Egjipt, duke kërkuar nga Izraeli të lejojë hyrjen pa pengesa dhe të pandërprerë të ndihmave humanitare në Gaza.
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...