Kufijtë e fantazisë dhe COVID-19 - Gazeta Express
string(32) "kufijte-e-fantazise-dhe-covid-19"

Gazeta Express

19/03/2020 19:45

Kufijtë e fantazisë dhe COVID-19

Gazeta Express

19/03/2020 19:45

Është me rëndësi që paraprakisht ta bëjmë dallimin mes socializimit dhe manipulimit. Madje kjo e fundit, e quajtur edhe si shkenca e manipulimit është paraqitur në shekullin tonë dhe në mënyrë sistematike, ka filluar të përdoret në vitet e shtatëdhjeta

Bekim Sele

Lexo Edhe:

A jemi vërtet të vetëdijshëm ndajë gjithë këtyre situatave të cilat u krijuan ditëve të fundit si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19 apo, para së gjithash, NE duhet të mësohemi të veprojmë dhe të marrim vendime të drejta, për t’u përshtatur në mënyrën më të kujdesshme, situatave të panikut që tashmë kanë përfshirë edhe shoqëritë më të avancuar, në mbarë BOTËN?!

Pothuajse tek secili njeri, përgjatë këtyre ditëve, kufijtë e joreales – fantazitë dhe ëndrrat, janë shndërruar në komunikime të çastit. Secili është më ndryshe se dje! Zërat e frikës dhe manipulimit paraqiten e shfaqen nga kushdo e kudo! Predikimet politike dhe mediatike, nuk kanë të ndalur. Dikush nga andej porosit se; ajo që ndodhi sot, nuk do të ndodh nesër! Më një fjalë, për të nesërmen, secili ka një ide të fuqishme në kokën e tij, bile as që pranon që dikush t’ia hedh poshtë. Siç edhe shihet, tanimë kemi hyrë në botën e fantazisë, një aftësi krijuese e psikes sonë, kufijtë e së cilës, nuk kanë të ndalur.

Kur jemi të fantazia dhe manipulimi, është me rendësi që paraprakisht ta bëjmë dallimin mes socializimit dhe manipulimit. Madje kjo e fundit, e quajtur edhe si shkenca e manipulimit është paraqitur në shekullin tonë dhe në mënyrë sistematike, ka filluar të përdoret në vitet e shtatëdhjeta. Lidhur me këtë tematik, ne mendojmë se një kontribut të çmueshëm ka dhënë edhe autori kroat Gjuro Shushnjiq në librin e tij “Peshkatarët e shpirtrave njerëzorë”. Mes tjerash ai shtjellon dhe paraqet ide filozofike, psikologjike dhe sociologjike mbi idenë e manipulimin dhe mashtrimit që i behët NJERIUT të ditëve tona. Është momenti dhe koha, që këto ide, t’i ndajë me secilin lexues, që ka vullnet e dëshirë, që të informohet për këto dallime mjaft të rëndësishme.

Autori Shushnjiq vazhdon shtjellimin, ku mes tjerash ai analizon dhe shkruan se si dallimi midis socializimit dhe manipulimit nuk është dallimi në shkallë, por është më shumë dallimi në lloj/tip. Ai që socializon shfaqet për të mësuar të tjerët se si mund të mendojnë (besojnë, vlerësojnë, bëjnë). Ndërsa ai që manipulon përpiqet t’i shtyjë të tjerët të mendojnë ashtu siç mendon (beson, vlerëson, bën) ai;

  • ai që socializon ofron qëndrimet (aksiomat, faktet) për të cilat ekziston një ujdi e përbashkët; ai që manipulon, ka gjithnjë përpara diçka për të cilën nuk ekziston ujdia e gjithmbarshme (ai tani dëshiron ta krijojë këtë);
  • ai që socializon paraqet alternativat; ai që manipulon përpiqet që t’i eliminojë alternativat;
  • ai që socializon i mëson të tjerët të dyshojnë edhe tek ato gjëra që atyre u duken të padyshimta; ai që manipulon i shtynë të tjerët që të mos dyshojnë te ato gjëra që janë të dyshimta;
  • ai që socializon përdorë të dhëna të verifikuara; ai që manipulon i keqpërdorë të gjitha të dhënat (prandaj nuk bëhet fjalë për mungesë evidence);
  • ai që socializon gjykon me arsye; ai që manipulon gjykon pa arsye;
  • ai që socializon ndërton autoritetin racional; ai që manipulon imponon autoritet irracionale;
  • ai që socializon nuk përcakton se çfarë do mendojnë të tjerët për një gjë të caktuar; ai që manipulon i shtynë të tjerët të mendojnë ashtu siç ai dëshiron që ata të mendojnë;
  • ai që socializon, ofro ide; ai që manipulon, imponon ideologjinë;
  • ai që socializon, mund të përhapë të pavërteta në mënyrë të pavetëdijshme; ai që manipulon me vetëdije përhapë gënjeshtra ose gjysmë të vërteta; 
  • ai që socializon përcjellë te të tjerët njohuri të reja; ai që manipulon rrënjos bindje te të tjerët;
  • ai që socializon hynë në një marrëdhënie mësimi reciprok; ai që manipulon krijon raportin i fortë-i dobët;
  • ai që socializon ofron të vërtetën si mesazh; ai që manipulon e ofron mesazhin e tij si të vërtetë;
  • qëllimi i atij që socializon është që të tjerët të mësojnë gjëra të rëndësishme në lidhje me diçka; qëllimi i tij që manipulon është t’i shtyjë të tjerët të besojnë se ajo që ai po thotë për një gjë është e rëndësishme për ta, si dhe t’i bëjë të besojnë se është e mirë për ta;
  • ai që socializon ka si qëllim që të zgjerojë njohuritë e subjekteve të tij; ai që manipulon e ka të rëndësishme të ngushtojë mundësitë racionale të objekteve të tij; 
  • ai që socializon dëshiron të zhvillojë ndjenjën, nevojën për liri dhe për dinjitet të personalitetit; për atë që manipulon, liria dhe dinjitetit paraqesin vështirësi të mëdha;  
  • ai që socializon ka para vetës një qëllim të plotë (formimin e një personalitetit të plotë); ai që manipulon ka para vetes një qëllim të pjesshëm;
  • ai që socializon sqaron qëndrimet; ai që manipulon përpiqet t’i forcojë ose t’i ndryshojë qëndrimet ekzistuese;
  • ai që socializon zhvillon shijen dhe nevojat e audiencës; ai që manipulon nxit shijet dhe nevojat e turmave;
  • ai që socializon zhvillon mundësit e njerëzve për të krijuar (realizimi i mundësive të tyre); ai që manipulon i përgatit ata që të jenë konformistë;
  • ai që socializon formon shpirtra të hapur; ai që manipulon formon një vetëdije të mbyllur;
  • ai që socializon zhvillon aftësinë për të menduar në mënyrë të pavarur; ai që manipulon i bënë njerëzit të varur.     

Përgatitur nga Bekim SELE