Kuçi nga Norvegjia: Besoj në drejtësi, me fluturimin e parë kthehem në Shkup - Gazeta Express
string(74) "kuci-nga-norvegjia-besoj-ne-drejtesi-me-fluturimin-e-pare-kthehem-ne-shkup"

Maqedoni

Gazeta Express

12/04/2025 18:31

Kuçi nga Norvegjia: Besoj në drejtësi, me fluturimin e parë kthehem në Shkup

Maqedoni

Gazeta Express

12/04/2025 18:31

“Sot familja më informoi se përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë qenë në shtëpinë time në Shkup, duke kërkuar një takim informues.

Nuk kam asgjë për të fshehur dhe gjithmonë kam vendosur të veproj me ndershmëri dhe qetësi, edhe kur rrethanat kanë qenë të vështira.

Gjithmonë kam zgjedhur të ec në rrugën e drejtë, edhe kur ajo ka qenë më e vështira. Kam folur kur të tjerët kanë heshtur dhe kam qëndruar drejt edhe kur jam ndier i vetëm.
Besoj në drejtësinë për të mirën e përbashkët. Me fluturimin e parë do të jem në Shkup – jo për të justifikuar veten, por për të dëshmuar se transparenca dhe besimi janë rruga e vetme përpara.

Jam këtu. Me ndërgjegje të qetë, i pastër para vetes, me vullnet të palëkundur – para Zotit dhe para ligjeve të shtetit!”, ka shkruar ish-ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi në Facebook.

Advertisement
Advertisement
Advertisement