Kuçi në Infrakos, thotë se mundësitë për të ndihmuar ndërmarrjen po zvogëlohen - Gazeta Express
string(77) "kuci-ne-infrakos-thote-se-mundesite-per-te-ndihmuar-ndermarrjen-po-zvogelohen"

Gazeta Express

22/09/2020 11:39

Kuçi në Infrakos, thotë se mundësitë për të ndihmuar ndërmarrjen po zvogëlohen

Gazeta Express

22/09/2020 11:39

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuci ka vizituar ndërmarrjen publike Infrakos, dhe është takuar me menaxhmentin e kësaj ndërmarrje.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi tha se Infrakos është një ndërmarrje me perspektiv mirëpo me probleme financiare.

Lexo Edhe:

Kuçi mes tjerash ka thënë se e kanë në dorë edhe një marrëveshje që është obligative.

Por ai thotë se problemet dita e ditës mundësitë financiare po zvogëlohen për ti dalë në ndihmë kësaj ndërmarrje.

“Është një prej ndërmarrjeve vitale e sidomos me perspektiv për të ardhmen, dhe investimet që janë paparaparë nga shumë agjencione evropiane në raport me Infrakosin tregon perspektivën e saj. Mirëpo si shumë ndërmarrje publike, edhe kjo ka probleme financiare dhe ka obligime të ndryshme, ne e kemi në dorë një marrëveshje që është obligative nga ligjet përkatëse, të shikojmë edhe ministrin Abrashi që ndoshta jemi afër për ta nënshkruar dhe që i garanton pjesën operative të Infrakos. Për fat të keq problemet po zmadhohen kurse mundësitë financiare po zvogëlohen, sepse edhe të hyrat për shkak të pandemisë kanë ra”

U.D i Kryeshefit ekzekutiv i INFRAKOS Xhevat Ramosaj ka thënë se e ka njoftuar ministrin Kuci për problemet financiare që i janë akomoluar kësaj ndërmarrje ndër vite.

“E shfrytëzuam rastin që ministrin ta informojmë mbi gjendjen ekzistuese të Infrakos. Ne veçanti ne e diskutuam çështjen financiare .Ne e diskutuam edhe çështje financiare e nënshkrimit të marrëveshjes pesë vjeçare qe duhet ta nënshkruaj qeveria e Kosovës me Infrakosin për financim”