Kuçi: Mungesa e kuorumit për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike është e turpshme - Gazeta Express
string(77) "kuci-mungesa-e-kourumit-per-ligjin-per-rimekembje-ekonomike-eshte-e-turpshme1"

Kuçi: Mungesa e kuorumit për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike është e turpshme

Gazeta Express

14/08/2020 21:51

Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi pas dështimit të votimit nga Kuvendit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike ka reaguar duke e quajtur veprim të turpshëm nga ana e deputetëve.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Kuçi tha se ‘ligji del mbi secilin interes”. Sipas tij me votimin e këtij ligji do të ndihmoheshin bizneset dhe qytetarët në vend.

Lexo Edhe:

Shkrimi i plotë i Kuçit në Facebook:

Mungesa e kourumit për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike është e turpshme

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk e kaloi as leximin e parë, edhe pse kam pasur shumë shpresë që kjo procedurë do të kryhet sot.

Dy herët e votimin nuk kaluan numrin e 45 deputetëve, duke e pamundësuar ecjen përpara të këtij ligji.

Qëllimi i këtij ligji del mbi secilin interes. Bashkë me ligjin për lehtësira ekonomike, ky ligj është çelës që të ndihmojmë bizneset e Kosovës, rrjedhimisht të ndihmojmë edhe qytetarët.

Po i bashkangjitem qëndrimit të ministres Hykmete Bajrami, që ky ligj të del para deputetëve përsëri këto ditë.

Çdo vonesë reflekton jo mirë në ekonominë e vendit!

Blerim Kuçi