Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, e ftuar në FRONTAL të T7 ka folur për vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për t’ia regjistruar 24 hektarë Manastirit të Deçanit, shkruan Express.
Kuçi ka thënë se nëse në të kaluarën është thënë për Hashim Thaçin se është i shantazhuar meqë është i korruptuar, për Kurtin mund të thuhet se është i shantazhuar meqë nuk dëshiron ta lëshojë pushtetin në asnjë mënyrë.
Ajo ka kujtuar kohën kur Kurti kishte protestuar kundër vendimit për Manastirin e Deçanit.
“Kurti po e luan rolin e të fortit. Kurti është i shantazhuar sepse kurrsesi nuk e len pushtetin e vet. Në 2015 kauzën e parë e ka pas të Manastiri i Decanit. Me 5 veta ka ngreh tendë, dhe ka tregu qysh po i bëhet e padrejtë qytetarëve të Deçanit”, ka thënë Kuçi në FRONTAL./GazetaExpress/