string(80) "kuc-shenon-camaj-asiston-mali-i-zi-fiton-dhe-mban-gjalle-shpresat-per-kualifikim"

Sport

Gazeta Express

16/11/2023 22:45

Kuc shënon, Camaj asiston – Mali i Zi fiton dhe mban gjallë shpresat për kualifikim

Sport

Gazeta Express

16/11/2023 22:45

Mali i Zi ka regjistruar fitore të rëndësishme, për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të përzgjedhurit e Miodrag Radulovic triumfuan sonte ndaj Lituanisë, në ndeshjen e xhiros së shtatë dhe të parafundit në Grupin G, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Gradski” të Podgoricës përfundoi me rezultatin 2:0.

Edvin Kuc (3’) dhe Stefan Jovetic (48’) shënuan golat e fitores për malazezët. Te goli i dytë asistues ishte Driton Camaj.

Për kapitenin e Ballkanit ishte ky goli i tij i parë në një ndeshjen zyrtare.

Mali i Zi pas kësaj fitore ka 11 pikë dhe renditet i treti në grup, me një pikë më pak se Serbia. Hungaria, që prin me 15 pikë, e ka siguruar pjesëmarrjen në “Euro 2024”.

Përfaqësuesja e dytë që kualifikohet nga ky grup do të mësohet xhiron e ardhshme. Serbia luan si vendase ndaj Bullgarisë, kurse Mali i Zi i shkon Hungarisë. Të dy ndeshjet do të zhvillohen më 19 nëntor.

Skenari i vetëm që e kualifikon Malin e Zi në Evropian është fitorja ndaj Hungarisë dhe humbja në anën tjetër e Serbisë. Me pikë të barabarta tutje shkon Serbia, pasi ka dy fitore në dy ndeshjet direkte me Malin e Zi. /Gazeta Express/