Kuç mendon se Ballkani ishte i pafat në ndeshjen kundër Plzenit
Futboll
Gazeta Express
21/09/2023 23:24
Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç, është
shprehur i zhgënjyer me humbjen nga Viktoria Plzen në kuadër të Ligës së
Konferencës.
Në një prononcim pas ndeshjes me gazetarin
Kushtrim Reshitaj, Kuç tha se ekipi i tij ka humbur shumë raste, dhe e ka
quajtur humbje pa meritë.
“Kemi pranuar një gol me devijim, kemi humbur
raste. Është humbje pa meritë. Pas gjithë kësaj lodhje, besoj që na
mirëkuptojnë nga Federata. Na duhet një ditë më shumë për t’u përgatitur për
lojë. Këto janë ndeshje me ekipe të mëdha. Vetëm një ditë jemi përgatitur për
këtë ndeshje. Por, për këto nivele duhet më shumë freski e përgatitje më e
madhe”, tha Kuç.