Kubo i Real Madridit shënon tjetër gol në Lojërat Olimpike dhe thyen rekord historik - Gazeta Express
string(84) "kubo-i-real-madridit-shenon-tjeter-gol-ne-lojerat-olimpike-dhe-thyen-rekord-historik"

Kubo i Real Madridit shënon tjetër gol në Lojërat Olimpike dhe thyen rekord historik

Futboll

Gazeta Express

28/07/2021 20:59

Kubo i Real Madridit vazhdon të shkëlqejë me Japoninë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Ai ka shënuar një gol dhe ka dhuruar spektakël në ndeshjen e fundit në grup kundër Francës, të cilën e fitoi Japonia 4-0 dhe u kualifikua në çerekfinale pasi doli si liderë i grupit me nëntë pikë.

Lexo Edhe:

Kubo u bë lojtari i parë në histori të Japonisë që shënon në tri ndeshje në fazën e grupeve në Lojërat Olimpike, raporton Gazeta Express.

Ai po i dërgon mesazhe Carlo Ancelotit se meriton një vend në ekipin e parë.