Kualifikohen Man United dhe Roma, Milani vuan – por gjithashtu kualifikohet - Gazeta Express
string(72) "kualifikohen-man-united-dhe-roma-milani-vuan-por-gjithashtu-kualifikohet"

Sport

Gazeta Express

25/02/2021 22:54

Kualifikohen Man United dhe Roma, Milani vuan – por gjithashtu kualifikohet

Sport

Gazeta Express

25/02/2021 22:54

Manchester United, Roma dhe Milani janë skuadrat e radhës favorite për këtë garë, që janë kualifikuar në rundin tjetër të Europa League.

Manchester United barazoi 0-0 në sfidën e kthimit me Real Sociedad në “Old Trafford” dhe u kualifikua në rundin tjetër falë fitores 4-0 në ndeshjen e parë.

Lexo Edhe:

Roma gjithashtu u kualfikiua pas fitores 3-1 në sfidën e kthimit në Olimpico, derisa ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1.

Në rundin tjetër është kualifikuar me vështirësi Milani.

Kuqezinjtë barazuan 1-1 me Crvena Zvezdën në San Siro dhe u kualifikuan në fazën tjetër falë vlerës së golit mysafirë, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur 2-2.

Shorti i Europa League do të hidhet të premten. /Gazeta Express/