Ku po ruhen pajisjet për kriptovaluta që po i konfiskon policia - Gazeta Express
string(63) "ku-po-ruhen-pajisjet-per-kriptovaluta-qe-po-i-konfiskon-policia"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2022 7:36

Ku po ruhen pajisjet për kriptovaluta që po i konfiskon policia

Lajme

Gazeta Express

14/01/2022 7:36

Policia e Kosovës tashmë po zhvillon aksione për gjetjen dhe konfiskimin e pajisjeve për kriptovaluta, pasi për shkak të krizës energjetike, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e prodhimit të monedhave digjitale, raporton Express

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka treguar se pajisjet e konfiskuara po ruhen në depon e Doganës, në Merdarë.

Lexo Edhe:

“Kemi pasur rreth 500 pajisje të tilla të konfiskuara, realisht arsyeja pse i kemi konfiskuar është se të gjitha ato pajisje kanë qenë pa taksa doganore, janë futur ilegalisht në Kosovë”, ka deklaruar Stavileci.

Në mesin e këtyre pajisjeve ka edhe të tilla që nuk janë përdorur fare. Por, këto pajisje në Merdarë, me shumë gjasë i pret shitja.

“Në përgjithësi mallrat e konfiskuara i nënshtrohen shitjes së mëtejme, por presim edhe udhëzime edhe nga ana e Prokurorisë në pyetje me këto mallra”, ka deklaruar Stavileci për KlanKosova.

Prodhimi i kriptovalutave është ndaluar në Kosovë që nga fillimi i këtij viti, me një vendim të nxjerrë nga Ministria e Ekonomisë, i cili obligon organet e rendit që të sekuestrojnë kudo ku hasin pajisje për prodhimin e monedhave digjitale.