Ku po i kalojnë pushimet vajzat e showbizz-it shqiptar - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

11/07/2020 22:23

Ku po i kalojnë pushimet vajzat e showbizz-it shqiptar

Rozë

Gazeta Express

11/07/2020 22:23

Padyshim që në këto ditë të nxehta vere e gjithë kryefjala është te plazhi dhe pushimet. Por të gjithë ata që nuk i kanë shijuar ende pushimet e tyre, ju ftojmë që të bëjmë së bashku një udhëtim të shkurtër të VIP-at shqiptarë.

Olta Gixhari

Olta Gixhari

Olta aktorja bukuroshe edhe pse është në javën e 33 të shtatzënisë së saj duket tepër e lumtur. Në foton me bikini, ajo duket shumë seksi dhe na lejon që të kemi një pamje të plotë të barkut të saj të rrumbullakosur. Duhet theksuar që bukuroshja shqiptare ka zgjedhur Spanjën si destinacionin e këtij viti.

Aulona Musta

Aulona njihet për trupin e tonifikuar. Të gjithë e dimë se dashuria e saj për palestrën e ka bërë atë nga më të komentuarat e rrjeteve sociale për linjat trupore që ka. Ajo këtë vit ka zgjedhur jugun si vendin ideal për pushimet.

Aurela Hoxha

Aurela është një nga stilistet dhe modelet më të bukura në Shqipëri. Ajo prej vitesh jeton në Spanjë dhe siç duket nga postimet që hedh në Instagram, modelja është gjatë gjithë kohës me pushime. Në foton e fundit që ka postuar pranë një pishine ajo duket shumë sensuale.

Adelina Ismaili

Adelina është një nga personazhet që i ka munguar për një kohë të gjatë tregut muzikor. Por këngëtarja duket se i është fokusuar familjes. Në postimin e fundit ajo po shijon rrezet e diellit me djalin e saj Uliksin dhe duhet përmendur se të dy duken shumë në formë.

Adrola Dushi

Adrola Dushi

Për modelen seksi shqiptare duket se pushimet janë po aq të rëndësishme sa edhe miqtë e saj. Ajo këtë vit ka zgjedhur që t’i kalojë pushimet në jug të vendit. Në postimet e saj ajo duket shumë e lumtur sikur po kalon pushimet e jetës.

Armina Mevlani

Për Arminën duket se vendi ideal është jugu i Shqipërisë. Ajo ka zgjedhur që sezonin e këtij viti ta hapië me mikeshat e saj. Në postimet e saj të instagramit blogerja duket shumë seksi.

Rezarta Shkurta

Rezarta Shkurta

Rezarta padyshim që është një nga personazhet më seksi të Shqipërisë. Këtë e tregojnë edhe fotot e instagramit në të cilat këngëtarja duket shumë joshëse në jahtin e bardhë. Ajo ka zgjedhur që t’i kalojë pushimet me familjarët e saj.

Andrra Destani

Andrra dhe Sinani po kalojnë pushime si kurrë më parë. Ata kanë vendosur të shkojnë në jug të vendit për të kaluar disa ditë qetësie larg punës dhe zhurmave të kryeqytetit. Duhet përmendur se pandemia i ka dhënë atyre mundësinë për të qendruar bashkë si familje.