Ku ndodhet Behgjet Pacolli? - Gazeta Express
string(26) "ku-ndodhet-behgjet-pacolli"

Ku ndodhet Behgjet Pacolli?

Gazeta Express

04/07/2022 23:33

Sot, mediat e Venezuelës kanë publikuar artikuj, që e lidhin biznesmenin shqiptar dhe ish-Presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli me afera të mëdha korruptive që kanë ndikuar edhe në aparatin e lartë diplomatik të Venezuelës.

Deri tani, asnjë reagim nuk është lëshuar nga Pacolli ndaj këtyre pretendimeve.

Lexo Edhe:

Gjatë ditës ai ka publikuar disa fotografi, që duken të jenë të realizuara në një bregdet.

Ai nuk ka dhënë informacione se ku po shijon pushimet, përveçse ka thënë se po pushon në “bregdetin tonë”.

“Besoj gjithashtu se edhe unë e kam merituar të pushoj disa ditë në bregdetin  tonë, i cili çdo vit po bëhet gjithnjë e më tërheqës”, ka shkruar ai.

Në artikullin e publikuar nga mediat shqiptare, duke u thirrur në mediat e Venezuelës, Pacolli akuzohet si bashkëpunëtor i biznesmenit Enrique Rais në kompaninë “Alba Petroleos”, i cili prej vitit 2017 është në arrati në Venezuelë.

Ndërkohë në rarportin e publikuar në mediat venezueliane, Pacolli akuzohet si i përfshirë në një skandal korrupsioni, duke iu referuar parregullsitë e publikuara nga OCCRP në dhënien e ndërtimit të aeroportin e Vlorës në Shqipëri. /GazetaExpress