Të qenurit vegan është një temë diskutimi që po dëgjohet shumë kohëve të fundit dhe po ashtu edhe një mënyrë jetese që po përhapet gjithnjë e më shumë në botë.
Sipas Google interesi për veganizëm u rrit shtatëfish në pesë vitet ndërmjet vitit 2014 dhe 2019. Në Britanin e Madhe numri i vegjetarianëve u katërfishua në mes viteve 2014 – 2019. Në vitin 2019 kishte 600,000 veganë ose 1.16% të popullsisë. Po ashtu kjo mënyrë jetese është në rritje edhe në popullin gjermanë, rreth 950,000 gjermanë jetojnë plotësisht vegan, dhe shumë më tepër po përdorin gjithnjë e më shumë ushqime thjeshtë me bazë bimore. Një trend i tillë ne rritje po ndodhë edhe në shumë vende tjera duke mos e anashkaluar as Shqipërinë dhe Kosovën.
Një vegan shmang të gjitha produktet e kafshëve, duke përfshirë vezët dhe qumështin, dhe shpesh produkte të pashëndetshme me bazë shtazore.
Tani a po mendoni për të filluar një mënyrë jetese të tillë, por prap pyesni si mund t’i shmangni produktet pa të cilat nuk mund ta kaloni diten ? Një produkt i tillë që zë një vend të veçantë në tryezë tek shumica e njerëzve është majonezi i cili në përbërje ka vezë gjë e cila është në kundërshtim me dieten vegane.
Por tashmë në tregun tonë mund të gjeni edhe majonezë vegan të brendit të njohur gjerman Vegan Leben, e cila është një ndër markat e para vegane në Gjermani dhe aktualisht përfshinë rreth 150 produkte.
Majonezi vegan leben është një shtesë e shijshme, pikante dhe ideal për sallatat me makarona, patate, me perime të tjera ose thjeshtë për një sandwich dhe si bazë për salcat e juaja të preferuara.
Këtë lloj të majonezit vegan, pa gluten dhe pa laktozë mund ta gjeni në rrjetin më modern të marketeve – Super Viva.