Koha e verës hala pe mban zhagin e zhegin, por agjenda kulturore ja ka nisë me ju përshtat vjeshtës me plot ngjarje që po hapin sezonet në galeri dhe hapësina që kanë pushu verës. Qe lista jonë Monday Marks, prodhuar nga Suzanne Podcast që emetohet edhe në T7 të premteve ne programin Gjesi. Këtu e gjeni listën e plotë!
Shtatori hala s’po mundet mu çkap prej prej gushtit, hala kohë vere, ama me një freski që ka fillu me na jep ndjenjën se po vjen stina ku krejt po bohen më serioz në përditshmëri. Plus kjo javë ka edhe program seriozisht t’mirë kulturor. Këtë javë, Prishtina ka PriFestin, festivalin që s’ka nevojë me e prezantu shumë. Osht 16-vjeçar, i lidhun me kujtimin e Vjosa Berishës dhe vitin e pavarësisë, i ka filmat, afterat dhe krejt atë atmosferën kur ta merr mendja që je në një qytet filmash.
Veç pak ma tutje, në bunkerin e renovum të Ulpianës, Vleri Beqaj po e hap Qendrën e re të arteve, me “Bleeding Silence”, një performancë/instalacion t’bome me ndjersë dhe gjak. Për ata që e matin javën me BPM, Euphoria 13 te AMC Hall ka me pru techno deri në sabah.
Suhareka po tregon që edhe qytetet e vogla dijnë dhe mujnë: Festivali i 6-të i Teatrove në Shpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi” sjell trupa nga Kosova e rajoni, me mikpritjen që shkon bashkë me verën e vendit. Ndërkohë, Flori Gallery po nis edicionin e 14-të të Euro Kosova Art.
Anej kah Shkodra, Art House feston 10-vjetorin me “Homeward” me 33 artistë që po flasin për ikje e kthim. Po aty afër, Galeria Oda pe hap sezonin me Majlinda Kelmendin dhe “Struktura të papajtueshme”, që vetëm titulli ta bon me u ndal e me e pa. Në COD Tiranë, Jakup Ferri lozonjar e ka ekspozitën e tij të parë në Shqipni me titull “Tempo”.
Për një pushim prej ngjarjeve, Gran Fest po sjell stripin “Toka dhe Uji – Kamboxha 1975-79” nga Séra, një rrëfim i ilustrum për një tragjedi që shumica e kanë harru, por që të rri gjatë në mendje edhe masi e mbyll faqen e fundit.
Qe pra edhe një Monday Marks, me meny t’mirë ngjarjesh se ku me shku, çka me pa, e çka me lexu.