Khuu çfarë vale e nxehtit na ka kaplu! Flladituni në hijet e ngjarjeve të shumta nga arti, teatri, muzika, ngoni chill muzikë të mirë dhe veshuni me teshat e reja, sipas rekomandimeve të Monday Marks 🙂
Në këtë javë të nxehtë qershori, kur dilli digjet mbi asfalt e ndjenjat ngjyrosen me ylber, Monday Marks s’po ndalet. Krenaria, dashnia, arti dhe muzika po e marrin skenën dhe po na kujtojnë se vera osht më shumë se temperaturë: osht ngjarje, ngjyra dhe zâ.
Java e Krenarisë po ja nisë me shumë aktivitete për dashni dhe barazi – nga lexime poetike në Bubble, drag show në ODA me 13 qershor, deri te parada e madhe me 14 qershor, që na mbledh bashkë nën hijen e flamurit që ngjyrat s’i kursen. Në të njëjtën kohë, skena vizuale po gumëzhin: Në Galerinë Kombëtare te Qafa, ekspozita “To Feel Your Mood Like The Weather” nga Blerim Racaj, kurume nga Bardhi Haliti, hapet më 11 qershor. Në Fondacionin Hajde, Renea Begolli hap ekspozitën personale “Gjatë gjithë kësaj kohe, bëhem”, një reflektim i ndjerë për brishtësinë, kujdesin dhe përqafimin e ciklit jetësor, më 9 qershor. E në objektin e ri Vila 1925, Blerta Syla Surroi rikthehet me punime në qeramikë në ekspozitën “Tokë e trajtume me dashni”, më 12 qershor. Në skenën teatrale ka plot ngjarje: Qendra Barabar prezanton shfaqjen “Hotel Grand” me 15 dhe 16 qershor, një dramë absurde dhe poetike nga Rebeka Qena dhe Armend Smajli, ndërsa Teatri Kombëtar sjell shfaqjen e drejtpërdrejtë “Bouncers”, një satire mbi jetën e natës dhe hipokrizitë shoqërore. Nëse jeni në Tiranë më 14 qershor Soma Vinyl Station e feston ditëlindjen me NR-at ikonik, e me 12 qershor, mos e humbni koncertin e mrekullueshëm në Sheshin e Katedrales: Michelle Gurevich, Agona Shporta, Ilir Bajri dhe DJ Oda Haliti do ta transformojnë natën në një univers zanor përplot intimitet, ndjeshmëri dhe ritëm.
Në modë, brendi SLEEP-OVER nga Berlini prezanton koleksionin “I Fell in Love with Ferizaj”, një përzierje poetike super-urbane mes estetikës koncemporane dhe nostalgjisë për ferizajlitë – ku dimijat që mujn mi vesh edhe burrat edhe gratë, takojnë printet delikate dhe detajet që t’shtin me buzëqesh. E për me mbyllë me muzikë, SYTË na sjellin singllin e ri “Hate Me Back”, një baladë moderne për ndjenjat e përzime, që përmes zanit të Nitës dhe produksionit të Drinit na fut në një botë emocionale që s’mund të injorohet – as me dashni, as me urrejtje.
Pra, në këtë muaj krenarie e vape, mos rrini në hije – dilni në qytet, shikoni, dëgjoni, këndoni, përqafohuni. Kultura osht gjallë. Dashnia osht gjallë. Edhe vera – veç ja ka nisë.
Për listën e plotë klikoni këtu: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-9-qershor
aaaaa