Ku me shku, çka me pa e çka me dëgju n’Kosovë – ja lista! - Gazeta Express
string(52) "ku-me-shku-cka-me-pa-e-cka-me-degju-nkosove-ja-lista"

Arte

Gazeta Express

12/01/2026 9:58

Ku me shku, çka me pa e çka me dëgju n’Kosovë – ja lista!

Arte

Gazeta Express

12/01/2026 9:58

Ftohtë jashtë, nxehtë n’evente. Vërshimet vështirsuan lëvizjen por bora na zbardhoi qytetet. Këto janë ngjarjet që i kemi përzgjedhë për juve këtë javë dimnore. Klikoni krejt listën e Suzanne në këtë link.

Ky Monday Marks n’Suzanne vjen si një mozaik ngjarjesh me pe4rjetu, me dëgju, me pa e me kujtu. Fillojmë me koleksionin e Galerisë Dada në Lavjerr’s në Prishtinë, që hapet më 15 janar, ku artistë të njohur kosovarë prezantojnë punimet e tyre. Pas kësaj, më 16 janar mundeni me përjetu listening party dhe ekspozitë të EP-së së Sahatit në Hajde Foundation, Hotel Grand, ndërsa programi javor i Kino Armata sjell filma si “The Gleaners and I”, “His Girl Friday”, filma të vjetër shqiptarë dhe “Flow” për fëmijë. Për adhuruesit e aktrimit dhe letërsisë, më 13 janar promovohet librit dedikum Shani Pallaskës nga Visar Krusha.

Programi i ngjarjeve vazhdon me muzikë: më 15, 16 dhe 17 janar në Posht’ mund të ndiqni bendin KujqedraLir Ballatën me Trim Murinën, dhe çiftin Mindbend b2b BL999nd. Për adhuruesit e filmit në Prizren, Doku Kino sjell programin “Kinemaja e Zgjeruar” me tema nga Lisboa e përtej. Në Tiranë, më 14 janar mund të ndiqni artist talk me Betül Aksu në Villa 31, ndërsa më 17 janar Opera & Balet Night në Teatrin e Operës dhe Baletit ofron një përvojë skenike të ndërthurun me muzikë dhe koreografi. Për me mbyllë javën në natyrë, Klubi Alpin Prishtina organizon ecjen tradicionale në Bjeshkët e Hajles, me mundësi për natë fjetjeje në bujtinën malore.

Plot propozime, veç zgedhni kah po doni me shku…

Advertisement
Advertisement
Advertisement