Ku me shku, çka me dëgju e çka me lexu këtë javë? - Gazeta Express
string(49) "ku-me-shku-cka-me-degju-e-cka-me-lexu-kete-jave-2"

Arte

Gazeta Express

19/01/2026 12:10

Ku me shku, çka me dëgju e çka me lexu këtë javë?

Arte

Gazeta Express

19/01/2026 12:10

Koncerte klasike apo mbramje jazz, premiera teatrale apo degustim venash me muzikë elektronike, diskutime për botime t’reja apo arkitekture botnore. Plot propozime nga Monday Marks. Linku për ngjarjet: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-19-janar

Java që po ja nis sot sjell një kalendar të pasun kulturor për me dëgju, me pa, me pi & me hangër, me lexu e me diskutu. Filharmonia e Kosovës e nis vitin me një koncert të veçantë nën dirigjimin e Marco Crispo, me flautisten franceze Iris Daverio dhe një program që lidh impresionizmin evropian me identitetin muzikor shqiptar. 

Në teatër, premiera e “Gërrdia” në Teatrin Kombëtar hap diskutime të reja dramaturgjike, ndërsa netët urbane ofrojnë gjithçka prej DJ INA në Tutto Vino, Jazz Night me Armend Xhaferin në e.d.h.e, deri te programi i ngjeshun muzikor i Posht’. 

Përtej Prishtinës, Prizreni mirëpret Konferencën Vjetore të Turizmit dhe Mikpritjes me workshopa tradicional, Tirana hap vitin e Rhythms of Matter me arkitektin e njohun Manuel Aires Mateus, ndërsa për lexuesit ka promovimin e librit “Drejt Dritës” dhe edhe kënaqësi të vogla si bookmarksat artizanalë nga Studio L. Një javë që e fton publikun me qenë kurreshtar dhe të lidhun me skenën kulturore këtu dhe përreth neve, përkundër motit t’ftohtë.

Ishmenada!

Advertisement
Advertisement
Advertisement