string(33) "ku-me-shku-cka-me-degju-cka-me-pa"

Arte

Gazeta Express

24/06/2024 11:02

Ku me shku? Çka me dëgju? Çka me pa?

Arte

Gazeta Express

24/06/2024 11:02

Lista javore e rekomandimeve për ngjarjet, festivalet, koncertet restoranet dhe librat e rekomanduar këtë javë verore, po vazhdon nga faqja “Suzanne”, prej ekipit qe sjell edhe podkastin qe emetohet çdo të dyten te premte në programin “Gjesi” në T7. Kjo listë freskohet cdo javë në portalin e shkrimeve Substack.

Autorja e emisionit Arlinda Ramadani sjell një mori rekomandimesh, prej koncertit recital të këngëtarës së njohri Adelina Thaçi së bashku me mysafirin special nga Zvicra Gjon’s Tears, e deri tek festivali I grafiteve dhe kulturës urbane Meeting of Styles, që këtë vit po sjell 150 artista nga mbarë bota si dhe shumë bende muzikore përgjatë tre ditëve të organizimit në lagjen Arbëria. Ndër rekomandimet tjera është edhe një ekspozitë interesante e pllakave gramafonike të Muzeun kombëtar në Shkup, ku një studjues shqiptar ka sjellur qindra eksponate dhe pllaka të muzikës shqiptare. Ka edhe recenzione librash dhe ngjarje tjera si koncertet në kino Lumbardh.

Për tërë listën e kësaj të hëne të quajtur Monday Marks, mund ta klikoni linkun:

https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-24-qershor

Ndërsa këtu mund ta klikoni një pjesë te podkastit të fundit të emituar në T7, ku mysafiret flasin për këngën hit të tifozave kuqezi “Morra Fjalë”: https://www.facebook.com/reel/508683264828975