Shkoi edhe ky vịt. Por jo pa një kallabllak ngjarje me muzikë, art vizuel, modë, botime të reja n’krejt Kosovën. Ku me shku e ku me festu, çka me vesh e çka me lexu? Qe top lista e ngjarjeve kryesore Monday Marks, botuar nga Suzanne Podcast me plot propozime! (LISTA E PLOTË NË KËTË LINK)
Fundviti n’Kosovë po vjen me eksplozion të turli ngjarjesh: festa nën tokë, ekspozita që rihapin histori, ndeja të gata ditore, ndeja të gata natore me techno, disko me soul, rap t’ri, revista shumëngjyrëshe – e deri te ngjarjet kreative pak përtej kufinit. Nëse s’e keni vendosë hala qysh me e mbyllë vitin, ky osht momenti me zgjedhë mes muzikës, artit, pijes, leximit e modës
Më poshtë e keni një Monday Marks me rekomandime për ditët e fundit të vitit: ku me festu natën e Vitit të Ri (edhe ditën), çka me pa, çka me lexu e çka me veshë. Zgjedhni ritmin që ju përshtatet ma së miri — se Viti i Ri te na, si gjithmonë, festohet me stil dhe më shumë se një natë.
Nga PALACE UNDERGROUND në garazhën e Pallatit të Rinisë, te Retrosinteza në Galerinë e Arteve, prej Day Drinking Sessions te Pijetorja e deri te natët e gata në Zone, Juliette of the Spirits dhe Grand Hotel me Hyjneshat – fundviti po vjen me ritëm, zhurmë dhe plot energji. Ka disko me Disko Grupin, techno vendor e ndërkombëtar, festa ditore për ata që s’presin mesnatën, e edhe rap me Bletën Pertace në Ferizaj.
Në anën tjetër, për ata që duan diçka ma ndryshe: ngjarje kreative në Lagjen e Artistëve në Tiranë, festa me Greenlight Collective në Sofali, leximi i numrit të ri të revistës Me Diell, dhe veshje festive nga koleksioni i ri i Krenare Rugovës. Pra, art, muzikë, stil e bashkallak – gjithçka për me e mbyllë vitin si duhet dhe me hy n’2026 me shpirt të mirë e plot dashni.
Urime Viti i Ri edhe nga na, e ishmi next year!