Ku janë alienët? Shkencëtarët tregojnë vendet më të mundshme – brenda sistemit tonë diellor - Gazeta Express
string(88) "ku-jane-alienet-shkencetaret-tregojne-vendet-me-te-mundshme-brenda-sistemit-tone-diellor"

Mistere

Gazeta Express

16/02/2026 20:03

Ku janë alienët? Shkencëtarët tregojnë vendet më të mundshme – brenda sistemit tonë diellor

Mistere

Gazeta Express

16/02/2026 20:03

Kërkimi për jetë jashtëtokësore ka marrë një kthesë të papritur pasi Presidenti Barack Obama tha se alienët ekzistojnë, por ai nuk e di se ku ndodhen.

Ish-presidenti shpjegoi se jashtëtokësorët “nuk ruhen” në Area 51, bazën e Forcave Ajrore të SHBA-së, e cila prej kohësh lidhet me teori konspirative për alienët.

“ Nuk ka ndonjë objekt nën tokë, përveç nëse ka një komplot të madh dhe ata e fshehën nga presidenti i SHBA-së,” tha Obama.

Pra, me teorinë e preferuar të konspiracionistëve të përjashtuar, ku mund të jenë fshehur alienët?

Shkencëtarët besojnë se vendet më të mundshme për jetë jashtëtokësore janë planetë “të ngjashëm me Tokën” që rrotullohen rreth yjeve të largëta në galaktikë.

Një kandidat i tillë është planeti TRAPPIST–1e, i madhësisë së Tokës dhe vetëm 40 vite-dritë larg, brenda “zonës Goldilocks” të yllit të tij, ku kushtet janë të favorshme për ujë të lëngshëm dhe jetë.

Por astronomët besojnë se nuk ka nevojë të shohim aq larg – edhe brenda sistemit tonë diellor, hënat e Saturnit, Enceladus dhe Titan, mund të ofrojnë kushtet e duhura për jetë.

Në një postim në Instagram, Obama shpjegoi: “Statistikisht, universi është aq i madh sa ka shumë mundësi që të ketë jetë jashtëtokësore. Por distancat mes sistemeve diellore janë aq të mëdha sa mundësia që të na vizitojnë alienët është e vogël. Gjatë presidencës sime nuk pashë asnjë provë për kontakt me jashtëtokësorët. Vërtet!”

Profesor Mark Burchell, i Universitetit të Kent, shpjegoi për Daily Mail: “Ka aq shumë yje, shumë kanë planetë, dhe disa planetë ndodhen në zonën e banueshme, ku ngrohja diellore lejon ujë të lëngshëm, sa që në një përqindje të vogël të rasteve ndodh ‘magjia’ dhe lind jeta.”

TRAPPIST–1e

TRAPPIST–1e është planeti i katërt i sistemit TRAPPIST–1, një yll i vogël i kuq, me temperaturë shumë të ulët dhe diametër 84,180 km. Tre planetët e sistemit rrotullohen brenda zonës Goldilocks, ku temperatura lejon ekzistencën e ujit të lëngshëm. TRAPPIST–1e, afër yllit të tij, mund të mbajë ujë të lëngshëm dhe konsiderohet kandidat ideal për jetë. Studime me teleskopin James Webb treguan se ka një atmosferë të ngjashme me Tokën.

K2–18b

K2–18b, 124 vite-dritë larg Tokës, është një planet i mbuluar plotësisht me oqeane, një “Hycean world”. Ai rrotullohet rreth një ylli të kuq të ftohtë çdo 33 ditë dhe ndodhet brenda zonës Goldilocks. Shkencëtarët kanë gjetur gjurmë kimike të përbërjeve që prodhohen nga organizmat e gjallë në Tokë, si dimethyl sulfide (DMS) dhe dimethyl disulfide (DMDS). Megjithatë, disa ekspertë e konsiderojnë provën për jetën aty të dobët.

Kepler–62e dhe Kepler–62f

Kepler–62e dhe Kepler–62f ndodhen 1,200 vite-dritë larg Tokës, brenda zonës së banueshme të yllit të tyre. Të dy planetët mund të kenë ujë të lëngshëm, duke e bërë më të mundshme shfaqjen e jetës.

Enceladus

Hëna e gjashtë e Saturnit, Enceladus, ka një oqean të madh nëntokësor që mund të mbajë jetë. Pluhurat e ujit që shpërthejnë nga Pol i Jugut tregojnë për përbërje komplekse molekulare të mundshme për jetën.

Titan

Titan, hëna tjetër e akullt e Saturnit, ka tunele akulli të shkrira dhe xhepa me ujë të freskët që arrijnë rreth 20°C – temperatura optimale për jetën si në Tokë. Nutrientët janë të përqendruar, duke lehtësuar rritjen e organizmave të thjeshtë. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement