Ku e publikuan informacionin hakerët iranianë për atentatin e pretenduar ndaj Albin Kurtit? - Gazeta Express
string(90) "ku-e-publikuan-informacionin-hakeret-iraniane-per-atentatin-e-pretenduar-ndaj-albin-kurtit"

Ku e publikuan informacionin hakerët iranianë për atentatin e pretenduar ndaj Albin Kurtit?

Lajme

Gazeta Express

23/09/2022 7:16

Më 7 shtator, Shqipëria zyrtarisht ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Iranit. Shkak ishte një sulm kibernetik, i cili dyshohet se ndodhi nga hakerët iranianë mbi sistemet elektronike në Shqipëri.

Më 19 shtator, mediat në Shqipëri publikuan një lajm, i cili pretendonte se gjatë vitit 2021, një atentat ishte planifikuar ndaj kryeministrit Albin Kurti, deputetit Xhavit Haliti dhe ish-ushtarit të UÇK-së, Ismet Haxha.

Lexo Edhe:

Lajmin e konfirmoi edhe Qeveria e Kosovës.

Julian Kasapi, është gazetar në “A2 CNN” në Shqipëri, media e cila e publikoi e para lajmin për atentatin që pretendohet se u planifikuar ndaj Kuritit.

Ai tha se informacionet e para i morën në rrjetin social Telegram.

“Iranianët publikuan në faqen e tyre në Telegram të gjithë korrespondencën elektronike të ish-drejtorit të Policise së Shtetit. Na u desh pak kohë që të kuptonim se nuk bëhej fjalë për këtë kohë, pra bëhej fjalë për kohën kur ai drejtonte Drejtorinë e anti-terrorit në Shqipëri” – tha Kasapi.

“Materiali i parë ishte informacioni që kishte arritur nga Kosova e ku thuhej se në këtë atentat të mundshëm, ishte i përfshirë edhe një shtetas shqiptar” – deklaroi ai.

Në emisionin “Kallxo Përnime”, ai shpalosi edhe detaje të reja për personin që dyshohet për atentat ndaj tre personave në Kosovë, njëri nga ta kryeministër i vendit.

“Ne bëmë disa verifikime dhe arritëm të merrnim vesh se bëhej fjalë për vitin 2021 dhe menjëherë materiali u publikua ndërkohë që interesoheshim për personin, Prekë Kodra, njeriun e dyshuar. Kemi kuptuar jozyrtarisht që policia ka pasur vetëm kontrolle në banesën e tij në vitin 2021 ku janë gjetur municione luftarake dhe disa sende të dyshimta por personi në fjalë nuk është gjetur” – tha Kasapi.

“Nga informacionet tona të fundit, kemi mësuar që është jashtë territorit të Shqipërisë anise ai aktivitetin më të madh e bënte në Kosovë. Informacioni i fundit na thotë që personi në fjalë është jashtë Shqipërisë dhe ka shkuar në Kanada, por ky informacion është ende i paverifikuar” – deklaroi ai.

Sipas tij, njoftimi i Prokurorisë së Shtetit nuk i referohet mediave prandaj ata nuk i kanë fshirë lajmet që lidhen me informacionet e zbuluara nga iranianët.

“Fillimisht mbërriti një njoftim i Policisë së Shtetit ku me sa dukej një urdhër i Prokurorisë për ndalimin e publikimit të këtyre informacioneve. Lajmi nuk është hequr, është hequr vetëm pjesa e letrës, letra e policisë kosovare por lajmi nuk është hequr. Ne diskutuam me ekspertët e fushës dhe ata thanë se neni 103 nuk ka subjekt gazetarët” – tha ai.