Sonte në Pressing është duke u diskutuar për balotazhin e së dielës dhe zhvillimet që lidhen me qeverinë.
Në studio ndër të ftuari është edhe Bardhyl Meta,
Meta gjatë fjalës së tij ka folur për kritikat që po i bëhen kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
I njëjti ka thënë se s’i mund të thuhet se nuk mund të bëhet autobus elektronik në vitin 2025.
‘‘Kjo mungesë e konceptit ka ardh për shkak të qasjes aksidentale. Besoj që kkish bë shumë ma të mirë të kish ditë një vjet dy vjet më përpara, krejt partitë serioze e vendosin kandidatin për kryeqytet më herët. Nëse ju kujtohet e sulmuan Përparim Ramën për atë autobusin e gjatë edhe thanë po don me bë tranvaj, na s’mundemi me bë tranvaj. Me i thanë Kosovës në 2025 nuk mundemi na me bë një autobus elektrik të gjatë, me bë kësi sene, me bë unazën e madhe, kjo flet një elitë politike e cila din me fol për çerdhe. Ku e ki more burrë rrugën për Podujevë, për Gjilan për Mitrovicë’’, ka thënë ai. /GazetaExpress