Ku do ta shohim së shpejti yllin hollivudian, Angelina Jolie? - Gazeta Express
string(59) "ku-do-ta-shohim-se-shpejti-yllin-hollivudian-angelina-jolie"

Yjet

Gazeta Express

28/08/2025 23:26

Ku do ta shohim së shpejti yllin hollivudian, Angelina Jolie?

Yjet

Gazeta Express

28/08/2025 23:26

Secila prej tyre ka sekretet dhe ankthet e veta me të cilat duhet të përballet ndërsa punon prapa skenave në pasarela…

Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie po punon për një film të ri, por këtë herë nuk është në rolin e regjisores, por ka rolin kryesor në film.

Bëhet fjalë për “Couture”, një dramë që zhvillohet gjatë Javës së Modës në Paris dhe është drejtuar nga regjisorja Alice Winocour, për të cilën ky është filmi i saj i parë në anglisht.

 Filmi ndjek historinë e tre grave; regjisores amerikane të filmave Maxine (Angelina Jolie), modeles nga Sudani i Jugut Ada (Anyier Anei) dhe grimeres franceze Angele (Ella Rumpf), rrugët e të cilave ndërthuren në tërbimin e një eventi mode në Paris.

Secila prej tyre ka sekretet dhe ankthet e veta me të cilat duhet të përballet ndërsa punon prapa skenave në pasarela. Jeta e Maxine përmbyset kur zbulon se ka kancer në gji. Përveç tyre, rolin e luan edhe aktori francez Louis Garrel. Ai njihet më së miri për rolin e tij kryesor në filmin “The Dreamers”. Filmi del së shpejti. Në kast përfshihen Garance Marillier (Grave, Titane) dhe Finnegan Oldfield. Filmi, i xhiruar në frëngjisht dhe anglisht, u prodhua nga CG Cinema (Charles Gillibert) dhe u shpërnda nga Pathe. Po ashtu do të shfaqet premierë në shtator në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto dhe është planifikuar të dalë në kinema në tetor.