Kthimi i 1.1 milionë eurove të vjedhura nga Thesari i Shtetit, reagon Bajrami - Gazeta Express
string(76) "kthimi-i-1-1-milione-eurove-te-vjedhura-nga-thesari-i-shtetit-reagon-bajrami"

Kthimi i 1.1 milionë eurove të vjedhura nga Thesari i Shtetit, reagon Bajrami

Lajme

Gazeta Express

31/08/2023 22:06

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se duhet të kthehen e do të kthehen çdo cent që është vjedhur nga buxheti i shtetit, shkruan Gazeta Express.

Ky reagim i saj erdhi pas kthimit të 1.1 milionë eurove të vjedhura nga thesari i shtetit.

Lexo Edhe:

“Duhet të kthehen e do të kthehen çdo cent e euro të vjedhura në Buxhetin e Shtetit sikurse që janë kthyer 1.1 milionë e vjedhura nga Thesari. E hajnat le të kalben në BURG.

Kam besuar dhe besoj në organet e drejtësisë se do ta kryejnë punën deri në kthimin e çdo centi në Thesarin e Shtetit. Edhe sot dhe përgjithmonë do ta bëja të njëjtin veprim që kam bërë, duke i denoncuar HAJNAT që sot janë në burg. Dikush atëherë dhe ndërkohë e ka parë denoncimin tim si gabim dhe unë e kam pranuar këtë gabim. Prapë do ta bëja të njëjtin gabim dhe do të denoncoj kushdo që prek djersën e këtij populli”, ka thënë ajo. /Express/