Pas fitores 4-1 të Barcelona ndaj Villarreal, ylli i ndeshjes Lamine Yamal foli për emocionet pas hattrickut të parë në karrierë.
“Jam shumë i lumtur për fitoren dhe tre golat. Çelësi është të ruash qetësinë. Duhet të presja që Cardona të vinte drejt meje dhe topi të përfundonte në rrjetë,” tha Yamal.
Sulmuesi 18-vjeçar foli edhe për pritshmëritë e mëdha dhe kritikat që vijnë me famën e hershme:
“Njerëzit duan që të shënoj 100 gola në moshën 18 vjeç, edhe unë do ta doja, por është shumë e vështirë.”
Ai zbuloi gjithashtu se më parë nuk po ndihej mirë në fushë:
“Disa muaj më parë nuk ndihesha mirë duke luajtur, nuk ishte vetëm pubalgia, nuk isha i lumtur. Tani ndihem shumë mirë dhe po e shijoj lojën.”
Për zëvendësimin e tij në ndeshje, Yamal tregoi se ishte një vendim i dakorduar me trajnerin Hansi Flick:
“Zëvendësimi ishte i planifikuar nëse ekipi shënonte, por unë shënova vetë, kështu që ndodhën të dyja.”
Dhe për sfidën e ardhshme ndaj Atletico Madrid, ai mbeti optimist:
“Kthimi është i mundur. Ne do të japim gjithçka, na duhet mbështetja e tifozëve, por është e mundur.” /GazetaExpress