Kthehet Ronaldo, fiton Juventusi - Gazeta Express
string(31) "kthehet-ronaldo-fiton-juventusi"

Kthehet Ronaldo, fiton Juventusi

Gazeta Express

21/11/2020 22:41

Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer në fitoren e Juventusit kundër Cagliarit sonte. Dy gola të shënuar në pjesën e parë dhe të dy nga Ronaldo kanë mjaftuar që kampioni ti mban në shtëpi  në Torino.

Juventus e ka mundur me rezultat 2-0 skuadrën e Cagliarit për të marrë tri pikë të reja dhe ngritur në vendin e dytë të Serie A italiane.

Lexo Edhe:

Pjesa e parë ishte ajo që vendosi këtë ndeshje pasi që ishte një pjesë e dominuar nga Juventusi.

Të dy golat në këtë takim i shënoi Ronaldo.

Goli i parë i tij erdhi në minutën e 38-të dhe ishte një gol i bukur i tij, derisa golin e dytë e shënoi në minutën e 42-të.

Në pjesën e dytë Cagliari shënoi një gol por ai u anulua nga VAR në minutën e 69-të për pozitë jashtë loje.

Cagliari u treguan të pafuqishëm për të kthyer rezultatin dhe kjo fitore e ngrit Juventusin në vendin e dytë në Serie A me 16 pikë nga tetë ndeshje të zhvilluara, një më pak se Milan që është në pozitën e parë e që nesër do të luan kundër Napolit.  /GazetaExpress/