Kthehet paqja mes Agim Ademit dhe Tahir Batatinës - Gazeta Express
string(49) "kthehet-paqja-mes-agim-ademit-dhe-tahir-batatines"

Sport

Gazeta Express

26/01/2025 20:42

Kthehet paqja mes Agim Ademit dhe Tahir Batatinës

Sport

Gazeta Express

26/01/2025 20:42

Pas disa javësh krisje raportesh mes dy aleatëve të vjetër të futbollit kosovar – kryetarit të FFK-së dhe Tahir Batatinës – tashmë duket se gjithçka është kthyer në baraspeshë.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka vizituar disa klube të Superligës që ndodhen për momentin në Antalya të Turqisë, ndër to edhe klubin e Llapit, i cili për trajner ka Tahir Batatinën.

Ai është mirëpritur pikërisht nga kryetrajneri Batatina dhe stafi i tij.

Për vizitën e Ademit në kampin llapjan njoftoi Llapit përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, duke shkruar se “janë mirënjohës për vizitën e kryetarit Ademi”.

“Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, viziton skuadrën në Antalya!

Në kuadër të vizitave që po i bën klubeve kosovare gjatë përgatitjeve dimërore në Antalya, sot kishim kënaqësinë të mirëpresim Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi.

Presidenti Ademi vizitoi ekipin tonë në Concorde De Luxe Resort, ku ekipi është e akomoduar dhe po zhvillon fazën përgatitore për sezonin pranveror. Gjatë takimit, ai u njoftua nga kryetrajneri i skuadrës, Tahir Batatina për ecurinë e përgatitjeve të skuadrës sonë.

Jemi mirënjohës për vizitën nga kreu i FFK-së dhe shpresojmë që kjo periudhë përgatitore të rezultojë me arritje të reja për klubin tonë”, shkruhet në njoftimin e Llapit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement